Beniada është banorja që ka surprizuar më shumë se çdokush me karakterin dhe sensin e saj të humorit, veçanërisht prej probleme me shqipen të cilën nuk e flet mirë por edhe me memorizimin e emrave të artistëve.
Me siguri i mbani mend videot ku ajo ka ngatërruar emrat e Noizy-t dhe Butrint Imerit dhe tani galerisë së saj me gafa i shtohet edhe me shqiptimin e emrit të Yll Limanit. “Ydhi Dhimani”, thotë ajo, ndërkohë që banorët nisën me ngacmime. “Nuk e thuj dot ashtu si të vjen ty”, i thotë ajo Einxhelit që insiston t’ia shqiptojë emrin, meqenëse jashtë do ta takojnë.
Videon e ka parë dhe Ylli që e ka ripostuar dhe e ka marrë me shaka dhe gallatë, madje aq sa të shkruajë: “Prej sot emrin e kom Ydhi Dhimani”.
https://www.instagram.com/p/CYrR7wPB1vy/