• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme, Vetëm në WHO

Bëni pak vend për printin e ri: Zebër

E mbani në mend në fillim të verës sa shumë të përhapura ishin rrobabanjot, veshjet dhe aksesorët leopard? Epo tani harrojeni leopardin dhe bëni gati vend në gardërobë për rroba me dizajn zebër. Që nga këngëtaret e deri te blogeret kohët e fundit po shfaqen gjithnjë e më shumë me veshje zebër, qoftë në videoklipe, në pushime apo foto të publikuara në Instagram.

Elvana Gjata dhe Dua Lipa zgjodhën të visheshin me zebër për videoklipet e tyre dhe duhet thënë se duken shumë seksi.

Xhensila dhe Bebe Rexha u shfaqën nga koka tek këmbët me zebër dhe nuk duken aspak se e kanë tepruar.

Lori Hoxha, e cila ndjek gjithnjë trendet e fundit vendosi të vishte një këmishë zebër mbi rrobabanjo blu, duke i dhënë akoma më stil look-ut të saj. Ndërsa Kida zgjodhi pantallona me këtë dizajn, kombinuar me bluzë të zezë.

Për ju që doni pak inspirim për veshjen e rradhës, ja ku e keni.