• youuinsttaaffccbb
TEST
Si të ... ?

Bëni flokët kaçurrela në kushtet e shtëpisë

Flokët e çrregullt janë një trend për stinën pranverë-verë. Ondet, kaçurrelat, rricat, janë disa forma që ju duhet t’i bëni në këtë stinë për të qenë më ‘in’. Por për flokët e drejtë, formimi i ondeve dhe kaçurrelave është problem, pasi duhet të përdorësh mashë, e cila shkakton djegien e majave dhe hollimin e flokëve. Por një metodë e thjeshtë na tregohet në këtë video. Ja se si të krijoni kaçurrela në mënyrë natyrale. Pasi të lani flokët, krihini ato të lagura dhe lyejini me xhel ose krem për stilim flokësh duke i masazhuar me dorë. Futini flokët në një peshqir të thatë dhe lijini për 15 minuta. Pasi t’i hiqni ato nga peshqiri do shikoni se sa natyralë dhe të shëndetshëm janë kaçurrelat tuaja.