• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Sugjerime

Bëni dikë të lumtur këtë fundvit me shportën më të ëmbël të festave

Krishtlindja dhe nata e ndërrimit të viteve janë dy data shumë të rëndësishme në kalendarin e festave vjetore. Dhe me siguri të gjithë keni menduar për të surprizuar personat më të dashur në një formë ose në një tjetër. Për disa, një dhuratë simbolike për t’i kujtuar dikujt se mendoni për të është e mjaftueshme, ndërsa për të tjerë festat janë rasti më i mirë për të realizuar dëshirat më të mëdha të personave më të rëndësishëm.

Nëse dëshironi të bëni të lumtur dikë, por edhe t’i dhuroni pak ëmbëlsi ditëve të fundvitit, ‘Baronesha’ ka zgjidhjen perfekte për ju. Një shportë e dekoruar bukur, me ngjyrat tipike të festave dhe me produktet më të dashura është dhurata e duhur për personat më të afërt.

Mund të zgjidhni gjithçka dëshironi nga markat ekskluzive angleze, franceze, gjermane e italiane dhe produktet festive ‘Limited Edition’ që ofron marketi premium. Panetone, verë shumë e mirë, çokollata, biskota nga markat më të njohura, gjithçka e ëmbël dhe festive që i duhet tryezës së festave mund ta gjeni në raftet e ‘Baroneshës’.

Stafi i marketit të njohur do të merret me çdo detaj për ta bërë shportën tuaj të jetë sa më e bukur duke e personalizuar sipas dëshirës. Vizitoni ‘Baronesha’ për të parë nga afër gamën e produkteve që ofrohen dhe bëni dikë të lumtur në ditët e fundit të 2018-ës.

Na besoni, çdokush që do të ketë pak nga magjia e ‘Baronesha’ në duart e tij do t’ju falendërojë për ëmbëlsinë që keni dhuruar. / revistawho.com