• youuinsttaaffccbb
TEST
Instant Articles, Lajme

Ben dhe Jenn kërkojnë shtëpi, por gjithmonë asgjë pa mbikëqyrje

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez shoqëruar edhe nga Max e Emme, janë fotografuar sërish teksa kërkojnë për një vilë të re që do jetë streha e familjes që po ndërtojnë bashkë. Në makinën Benz të aktorit ishte pasagjere JLo dhe të dy dukeshin shumë të përqëndruar në misionin e  ndërmarrë. Zona e vizituar këtë herë ishte një nga lagjet private të Los Angeles dhe është hera e parë që i shoqërojnë fëmijët e këngëtares.

Shtëpia që u pa nga çifti është shumë pranë me atë ku po jeton aktualisht Ben. Madje po në këtë zonë jeton edhe ish-bashkëshortja e tij, Jennifer Garner dhe fëmijët e tyre.

Mëgjithëse janë duke kërkuar për shtëpi, mediat e huaja po japin fakte kontradiktore mbi vazhdimësinë e raportit të çiftit të njohur. Disa shkruajnë që JLo dhe Ben do jetojnë bashkë shpejt, e të tjerë i hedhin poshtë këto fjalë me idenë që akoma nuk janë gati. Se çfarë do ndodhë me ta pritet të zbulohet me kalimin e kohës./revistawho.com