• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ben Affleck zbulon të rejat mbi jetën e tij private dhe njëkohësisht bën njoftimin e rëndësishëm

Prej kohësh në rehabilitim, aktori i njohur Ben Affleck më në fund ka folur për jetën e tij personale me anë të një postimi në “Twitter”. Aktori vendosi të rrëfehej pasi revista”Us Weekly” konfirmoi se ai i ishte kthyer përsëri takimeve pas ndarjes nga Lindsay Shookus. Afflec e përdori këtë postim gjithashtu për të mbështetur një kauzë të mirë dhe për të dhënë një mesazh të rëndësishëm. “Ha, më kapët. Po dal përsëri në takime. Por le të bëhemi seriozë për një moment dhe të flasim për diçka që ka rëndësi. Kam qenë në rehabilitim për 1 vit, dhe ky fakt po ndihmon edhe njerëz të tjerë. “Midnight mission” është një organizatë që ju vjen shumë në ndihmë njerëzve për shtëpi, rikuperim dhe punë. Unë po bëj një donacion sot, sepse kudo ka njerëz që luftojnë çdo ditë me varësinë dhe kanë nevojë për ndihmë. Kush është me mua?”, shkruan ai. Mesa duket, Ben e përdori jetën e tij private gjithashtu për të tërhequr vëmendje mbi një çështje tepër me rëndësi për të.