• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Bëmë mama të të ngjaj’, Ami zbulon pasionin më të ri të Joelit

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi janë një ndër çiftet më të bukur të showbiz-it shqiptar. Ata prej pesë vitesh janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Joel. Ndërsa së fundmi, janë bërë edhe me një vajzë të ëmbël, Sian. Mirëpo, pak orë më parë mami Ami ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’ një sekret të vogël të Joelit. Bukuroshi ka filluar të impenjohet seriozisht me gatimin, pasi ka përgatitur vetë një picë në kushte shtëpie. Në videon e publikuar në ‘Instastory’, Joeli shfaqet me picën në duar dhe pret që Ami t’i hapë furrën për ta pjekur.

“E bërë në shtëpi nga Joeli. Koha e picës”, shkruan moderatorja.

Ndërkohë pak më pas, Ami ka publikuar një tjetër pjatë, këtë herë të gatuar nga vetë ajo. “Çokollatë e zezë”, e cilëson në foto. Mesa duket djali këtë pasion e ka të trashëguar nga e ëma, nuk e dimë nëse babi Ermali është ndopak ‘xheloz’./revistawho.com

CLOSE
CLOSE