Dy kunatat, këngëtarja Juliana Pasha dhe kuratorja e imazhit, Miranda Dupi janë bërë bashkë mbrëmjen e kaluar në spektaklin e të premtes mbrëma në ‘Abc News’ për të performuar së bashku.
Të kombinuara në ngjyrat e bardhë dhe të zezë, mes shumë të qeshurash dhe një energjie të madhe në ajër, Juliana dhe Miranda kanë kënduar duke e vendosur kështu këtë të fundit në një sfidë që ia ka dalë më së miri.
Vajzat nuk kanë hezituar ta shoqërojnë performancën e tyre edhe me kërcim duke i dhënë kështu shumë energji skenës së spektaklit, me të qeshurat dhe raportin e tyre që ka tërhequr jo pak vëmendjen e të gjithëve./revistawho.com
View this post on Instagram