• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bella Hadid ka bërë operacione plastike? Modelja tregon të vërtetën

Është thënë vazhdimisht se Bella Hadid pavarësisht se është një nga modelet më të mira, nuk ka një pamje natyrale. Shpeshherë mediat dhe fansat kanë spekuluar se ajo ka bërë ndërhyrje në hundë dhe në buzë.

Bella Hadid, Gigi Hadid Cultural Innovation celebration, New York, America – 08 Oct 2014

Megjithatë në një intervistë për ‘In Style’ Bella ka treguar se çdo tipar i fytyrës së saj është i paprekur nga ndërhyrjet estetike. “Njerëzit mendojnë se unë kam shumë vetbesim tek vetja, por më është dashur shumë kohë ta mësoj këtë gjë. Njerëzit mendojnë se se unë kam bërë këtë ndërhyrje apo atë ndërhyrje. Por e dini çfarë? Ne mund të bëjmë një skanim të fytyrës sime. Unë i kam shumë frikë gjilpërat mbushëse të buzëve. Nuk do të doja që të bëja ndonjë çrregullim në fytyrën time”, – ka thënë modelja.

Bella Hadid The Daily Front Row Fashion Awards, Los Angeles, America – 22 Jan 2015

Më pas ajo ka shtuar se i është dashur një kohë e gjatë që të hedh pas krahëve të gjitha akuzat për ndërhyrje estetike. “Kam mësuar se njërëzit gjithmonë do të urrejnë dhe nuk mund të bësh asgjë për këtë, përveçse të jesh vetvetja dhe ta duash veten”, – është shprehur Bella Hadid. /revistawho.com