• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bella Hadid bën paqe me Selena Gomez, modelja tregon pse e fshiu foton pas komentit të këngëtares

Bella Hadid dhe Selena Gomez janë personazhet më të përfolur të momentit, vetëm për shkak të një postimi në ‘Instagram’. Pas shumë kohësh nga prishja e miqësisë së tyre, Selena vendosi të thyente akullin dhe të komentonte në një foto të Hadid. Menjëherë pas komplimentit të Selena-s, Bella e fshiu foton dhe të gjithë e përkthyen si një injorim ndaj këngëtares. Pas kësaj Selena tha se kjo gjë nuk i kishte pëlqyer dhe të gjithë fansat e saj ju kthyen kundër Bella-s.

View this post on Instagram

Felt relevant. #CommentsByCelebs

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

Më pas Gomez vendosi të mos e ndiqte më modelen në ‘Instagram’ dhe pas shumë komenteve fyese të fansave të saj ndaj Bella-s, Selena vendosi të fliste. “Nuk duhej të flisja pa e ditur të vërtetën. Më vjen keq. Ju lutem mos lëndoni. Ajo është një person i mrekullueshëm dhe e gjitha ishte një keqkuptim”, ka thënë Selena.

View this post on Instagram

Update* (slide 2 for reference) #CommentsByCelebs

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

Së fundmi “TMZ” ka zbuluar se pas gjithë asaj që ndodhi, Bella ka komunikuar vetë me këngëtaren për t’i treguar të vërtetën për fshirjen e postimit. Disa burime pranë Hadid kanë treguar se ajo e ka fshirë postimin sepse nuk i pëlqente fotoja dhe jo për shkak të komentit të Selena-s. Gjithashtu në komunikimin që ajo ka pasur me këngëtaren i ka thënë se nuk asnjë lloj inati kundër saj për The Weeknd, duke qenë se të dyja ka qenë të lidhura me këngëtarin. Siç duket dy vajzat e kanë hedhur gjithçka pas krahëve dhe mes tyre nuk ka armiqësi. /revistawho.com