Showgirl argjentinase Belen Rodriguez pak kohë më parë dha lajmin e ëmbël se do të bëhet nënë për herë të dytë me partnerin e saj, parukierin Antonino Spinalbese. Së fundmi në një intervistë për “Verissimo”, Rodriguez ka treguar se verën e kaluar pësoi një abort dhe pasi kaloi një periudhë që e përshkruan si të tmerrshme, kuptoi që dëshironte shumë një fëmijë tjetër.
Modelja zbuloi se është në pritje të një vajze dhe do ia ka gjetur tashmë emrin.
“Verën e kaluar mbeta shtatzënë dhe unë e Antonino u gëzuam shumë. Nuk e prisnim, ishte shumë herët për ne, por ishim shumë të dashuruar. Fatkeqësisht 4 ditë më pas e humbën beben. U trishtuan shumë. Por kjo na bëri të kuptojmë sa shumë e donim një fëmijë. Për fat të mirë, muajin tjetër mësova që isha shtatzënë sërish. Ëndërroja shumë të kisha një vajzë dhe shpresoj të më ngjajë mua. Mezi pres t’ja bëj flokët gërsheta. Do e quaj Luna Marie”, tha Rodriguez.