• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Befason Rihanna, merr me qira një ishull të tërë për të regjistruar albumin e ri

Rihanna është renditur nga prestigjiozja “Forbes” si këngëtarja më e pasur, duke lënë pas artiste të tjera të njohura si Madonna, Celine Dion dhe Beyonce. Pasuria e saj kap vlerën prej 600 milionë dollarësh dhe kjo shumë marramendëse mund të justifikojë edhe veprimin e saj të fundit. “The Mirror” ka mësuar se artistja ka marrë me qira një ishull të tërë në Essex për të regjistruar albumin e saj të ri.

Këngëtarja ka blerë një studio muzikore në ishull, e cila i përket producentit të njohur të muzikës Nigel Frieda. Ishulli Osea është shumë i preferuar nga personazhet e njohur dhe në të përfshihet një fshat i tërë dhe një vijë bregdetare e qetë. Burime për “The Mirror” kanë treguar gjithashtu se Rihanna ka ftuar edhe familjarët e saj për të kaluar kohën me të në ishull, gjatë kohës që ajo punon për këngët e reja dhe linjën e veshjeve dhe ‘make up-it’.

Ishulli Osea është shtëpia e “Miloco Studios”, që është përdorur për një kohë të gjatë si një hapësirë private për muzikantët. Kujtojmë se së fundmi fansat e Rihanna-s kanë mësuar se për një vit ajo ka jetuar në mënyrë të fshehtë në Londër për të shijuar privatësinë e saj. /revistawho.com