• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Befason Floriana Garo: ‘Kam qenë më e lumtur në Shqipëri’

Vetëm pak kohë më parë, moderatorja Floriana Garo dha lajmin befasues së ajo do të linte Shqipërinë për t’u zhvendosur në Zvicër, për të bashkëjetuar me të fejuarin e saj, Enis Dacin.

Mirëpo, ndonëse jeton në një vend të lakmuar jo vetëm nga shqiptarët por nga njerëz nga e gjithë bota, Floriana shprehet se ka qenë më e lumtur në Shqipëri.

Garo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku teksa flitej për largimin apo jo nga Shqipëria, ajo u shpreh: “Unë e zgjodha një vend të huaj për dashurinë, jo sepse ishte një vend më i mirë. Kam qenë më e lumtur në Shqipëri.”

Sakaq e pyetur përse nuk erdhi partneri i saj për të jetuar në Shqipëri, Floriana u përgjigj se kjo ishte një çështje tjetër, duke iu referuar me siguri biznesit të tij në Zvicër dhe mirëqenies së vogëlushes së tyre që do të vijë në jetë disa muaj më vonë. /Balkanweb