• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Bebi numër dy është rrugës dhe Kylie Jenner bën videon më të bukur për t’ia treguar botës

Tani është zyrtare! Stormi do të jetë motra e madhe. Tre vjet pasi sollën në jetë fëmijën e tyre të parë, e vogla miliardere e familjes Kardashian, Kylie Jenner dhe Travis Scott do të bëhen sërish prindër.
Pavarësisht lidhjes së tyre “on&off”, pasioni mes çiftit duket nuk është shuar kurrë.
24-vjeçarja Kylie përmes një videoje të postuar në Instagram na ka treguar fazat e hershme të udhëtimit për foshnjen numër dy.

Në video, Kylie shihet tek mban në dorë një test shtatzënie dhe i drejtohet vajzës së saj Stormi Webster, “A jeni gati të shkojmë tek doktori i mamit?”
Një skenë tjetër tregon Stormin duke i treguar lajmin Kris Jenner me fotografin e ekos e cila pyet: “A je shtatzënë ?!”
“Stormi, do të kemi një fëmijë tjetër!” dëgjohet Kris që flet me mbesën e saj duke shtuar: “Kjo është një nga ditët më të lumtura të jetës sime.”/revistawho.com