• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Bebi i shumëpritur i Meghan dhe Harry-t do vijë në jetë më shpejt nga sa mendohet

Dita e Shën Valentinit ishte më e ëmbël këtë vit falë Meghan Markle dhe Princit Harry që njoftuan se do Archie do të bëhet me motër ose vëlla. Zëdhënësi i çiftit konfirmoi se “Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur që po presin fëmijën e tyre të dytë”.

Dhe fëmija i dytë i çiftit do të vijë në jetë shumë më shpejt sesa e kishim menduar.

“Harry dhe Meghan gjithmonë kanë dashur disa fëmijë, një vëlla ose motër për Archie. Ata janë duke planifikuar me entuziazëm ardhjen në jetë të bebit. Është një ëndërr e bërë realitet. Foshnja do të vijë në fund të pranverës”- tha një burim për Us Weekly.