• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bebe Rexha tregon: Jam një telefonatë larg bashkëpunimit më Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max!

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka dhënë këtë të premte, intervistën e saj të parë në Shqipëri, ekskluzivisht në emisionin e Eraldo Rexhos, “Lart e Poshtë” me gazetarin Andi Vrapi.

Në një bisedë mjaft cool dhe interesante në makinë rrugës për në aeroport, nga ku Bebe do të nisej drejt Chicagos, ajo ka rrëfyer mjaft detaje nga jeta e saj private dhe karriera.

E pyetur nga Andi lidhur me faktin nëse në albumin e saj të ri do të ketë bashkëpuntorë shqiptarë, Bebe ka rrëfyer një detaj mjaft interesant.

“Dua shumë të bëj një këngë me Ritën, Duan dhe Ava Max. E ke parasysh, të gjitha vajza, fuqia e vajzave. Por ndonjëherë është e vështirë sepse çdokush ka planet dhe axhendën e vet!”, – ka rrëfyer Bebe.

E pyetur nga gazetari nëse ky është një paralajmërim, ajo tregon: “Unë jam veç një telefonatë larg…”. Por mesa duket, telefonata duhet të vijë nga vajzat e tjera sepse Bebe është tepër e zënë me turneun e saj me Jonas Brothers.