Kengetarja me origjine shqipetare Bebe Rexha po korr gjithnje e me shume sukses ne muzike dhe tashme ka arritur te kete fame boterore. Bashkepunimi i saj me David Guetta-n dhe Nicky Minaj per kengen “Hey Mama” ishte nder me te degjuarit gjate veres qe lame pas dhe duket se tashme Bebeja nuk do te ndalet.
Se fundi kengetarja ka postuar ne instagram nje foto ne te cilen tregon se eshte imazh i revistes The Untitled Magazine , ku natyrisht ka rrefyer gjera per te cilat ndjekesit e saj do te jene kurioze.
Nderkohe me angazhimet e shumta qe ka pasur gjate koheve te fundit ne studjo muzikore , me siguri kengetarja me origjine shqipetare do te vije shume shpejt me ndonje projekt te ri muzikor e pse jo edhe me ndonje bashkepunim.