• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bebe Rexha shënon arritjen e radhës, këngëtarja i falenderon të gjithë me videon më të veçantë

Bebe Rexha tashmë ka prekur majat e famës dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohen fansat e saj. Së fundmi këngëtarja ka arritur 10 milionë ndjekës në ‘Instagram’ dhe këtë gjë e ka festuar me një video shumë të veçantë. Bebe ka bërë bashkë në një klip momente të ndryshme nga jeta e saj, që nga fëmijëria deri në ditët e sotme. Në fillim shfaqet një video e saj kur ka qenë një vogëlushe shumë e ëmbël dhe në fund një falenderim për 10 milionë fansat. “10 milionë prej jush… e pabesueshme. Nuk dua të jem e fiksuar pas numrave, por është një bekim të kesh një audiencë. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Faleminderit Rexhars e mi të bukur. Ju dua shumë, ne e bëmë këtë gjë bashkë”, ka shkruar Bebe në një postim në ‘Instagram’.

Kujtojmë se para pak ditësh këngëtarja vizitoi Bubqin për t’u njohur nga afër me të prekurit nga tërmeti dhe premtoi se do të ndërtonte nga e para shtëpitë e dy familjeve. /revistawho.com