• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bebe Rexha reklamë për “Radio SiriusXM” me prezantuesin e famshëm Kevin Hart

Për Bebe Rexhën gjërat janë duke shkuar më mirë sa më s’ka.

Së fundmi, ajo ka realizuar një reklamë të re për radion e famshme “SiriusXM”, pjesë e së cilës është dhe prezantuesi i famshëm Kevin Hart.

“SiriusXM” në reklamën e re promovon mënyrën se si radio gjendet në çdo pajisje teknologjike dhe jo vetëm në radio.

31-vjeçarja me origjinë shiptare e ka ndarë këtë videon me 10.7 milionë ndjekësit e saj në Instagram, duke shtuar se është ndjerë mjaft mirë me punën e bërë.

Ndërkohë albumi i fundit i këngëtares, “Better Mistakes”, vijon t’i sjellë Bebes suksesin e dëshiruar, pasi u prit mjaft mirë nga fansat e saj./revistawho.com