Në një intrevistë për ‘The Sun’, Bebe Rexha preku pak edhe temën që gati gati është kthyer në tabu për raportin mes Dua Lipës dhe Rita Orës. Ajo u shpreh se me shumë dëshirë kishte planifikuar që të katërta vajzat e famshme me origjinë shqiptare të realizonin një bashkëpunim. Me pak fjalë do shihnim për herë të parë Dua Lipën, Ava Max, Bebe Rexhën dhe Rita Orën në një këngë. Por gjasat janë që kjo dëshirë e vajzave të mos realizohet kurrë, e arsyeja është dyshja.
“Jam përpjekur me të vërtetë. Nuk e di se çfarë ka ndodhur ose çfarë e ka krijuar dramën. Jam përpjekur të vendos paqe dhe t’i bashkoj vajzat. Do të doja shumë të bënim diçka të gjitha bashkë, por nuk jam e sigurt nëse do të ndodhë ndonjëherë. Nuk dua të flas më tepër për këtë”, tregoi Bebe me shumë kujdes.
Këngëtarja pranoi se është shumë krenare që 4 talentet kanë të njëjtën origjinë dhe që po ja dalin në tregun ndërkombëtar, por as nuk mohon sa keqardhje ndjen që nuk do bëhen asnjëherë të katërta bashkë, të paktën kështu mendohet.
“Është e çuditshme sepse unë e di si është që të jesh vajzë dhe ne ndonjëherë bëhemi shumë konkurruese. Nuk po flas për vetëm për veten, Duan, Ritën apo Ava Max, po flas për gratë në përgjithësi. Për më tepër në industrinë e muzikës ka shumë konkurencë dhe papabarazi mes grave dhe burrave. Unë i njoh të treja vajzat individualisht dhe janë të mrekullueshme. Më vjen vërtetë keq që gjërat janë kështu”, ka thënë Bebe ndër të tjera.
Dua dhe Rita nuk kanë folur kurrë për raportin e keq mes tyre, por ka fjalë se mund të ketë qenë një kontratë me ‘Adidas’, ku Dua i zuri vëndin Ritës, molla e sherrit për to. Por një tjetër hipotezë tregon edhe për një konflikt të vjetër që përfshin dhe motrën e Ritës, e cila kur punonte në një kompani të njohur muzikore, thuhet se është munduar të mos e lejojë Dua Lipën të ecë para me karrierën e saj, duke u friksuar nga mundësia se motra e saj mund të eklipsohej./revistawho.com