• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bebe Rexha flet pas vizitës në Shqipëri: Jam e impresionuar nga mirësjellja e njerëzve

Bebe Rexha udhëtoi drejt Shqipërisë dy ditë më parë për të parë nga afër gjendjen pas tërmetit shkatërrimtar. Këngëtarja me origjinë shqiptare vizitoi banorët e Bubqit të prekur nga tërmeti dhe premtoi se do të ndërtonte shtëpinë e dy familjeve. Bebe u kujdes që të rikthente buzëqeshjen tek fëmijët, duke ju shpërndarë të gjithëve disa karamele. Sot këngëtarja ka treguar se është mahnitur nga mirësjellja e njerëzve që ka takuar dhe nga çdokush që ka dhënë një kontribut për të prekurit nga tërmeti. “Dje unë u ktheva nga një udhëtim 2-ditor në Shqipëri për të parë si fillim dëmet nga tërmeti dhe duke u takuar me ata që janë prekur prej tij. Jam shumë e impresionuar nga zemra dhe mirësjellja e njerëzve atje, si dhe nga çdokush tjetër rreth botës që ka kontriubuar. Nuk mundemi t’ju falenderojmë mjaftueshëm. Kemi përzgjedhur dy shtëpi të dëmtuara nga tërmeti për t’i rindërtuar, si fillim. Ju lutem vazhdoni të shpërndani informacionin për këtë tragjedi dhe për ndihmën që ka nevojë Shqipëria. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri!”, ka shkruar Bebe përkrah disa fotove nga takimi i saj me banorët e Bubqit. /revistawho.com