• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bebe Rexha e revoltuar: Jo çdo këngëtare është e dobët…

Pavarësisht se sukseset e saj janë të shumta, duket se shumë persona më së shumti parapëlqejnë të flasin për peshën e saj dhe jo për arritjet. Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha e cila kohët e fundit ka shtuar disa kilogramë në peshë. Në fotografitë e fundit që ka publikuar në ‘Instagram’, ndjekësit e saj kanë filluar ta komentojnë për peshën.

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Bebes, ndaj ka shpërthyer menjëherë kundër të gjithëve. “Më vjen keq, më duhej ta bëja. Po është e vërtetë. Nuk është ‘photoshop’. Po kam shtuar peshë. Sepse unë jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur konsumoj karbohidrate shëndoshem. Jo çdo këngëtare është masa zero, e dobët dhe me pamje si modele. Nëse kjo është gjëja që doni prej meje atëherë nuk do ta keni kurrë. Jam e lodhur nga njerëzit që flasin për peshën time”, – ka shkruar këngëtarja e revoltuar. Ndoshta tani e kanë marrë të gjithë mesazhin e duhur. /revistawho.com