• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bebe, Dua apo Njomza? Ja cila shqiptare u shpall e veshura më bukur në Grammy’s

Ceremonia Grammy’s komentohet shumë jo vetëm për çmimet dhe performancat në skenë të artistëve, por edhe për veshjet e tyre në tapetin e kuq. Revista “Glamour” ka shpallur artistët e veshurit më bukur këtë vit në Grammy’s dhe mes tyre është edhe këngëtarja shqiptare, Dua Lipa. Dua kishte veshur një fustan të bardhë nga Alexander Wang. Gjithashtu edhe revista “Harpers Bazaar” e ka vendosur Duan në listën e të veshurave më mirë. Ndërsa revista “Vogue” i ka kushtuar një artikull të veçantë veshjes së Duas duke e përgëzuar për faktin që e ka sjellë kaq bukur stilin e viteve ’90. Dua Lipa u shoqërua në ndarjen e çmimeve Grammy nga i dashuri i saj Anwar Hadid./revistawho.com