Nuk ndodh rrallë që vajzat e njohura shqiptare dhe ato të huaja të bëjnë të njëjtat zgjedhje kur vjen puna tek veshjet apo aksesorët. I kemi parë shpesh të bëjnë “xing” me të njëjtën gjë, duke qenë se trendet e modës përhapen me shpejtësi në mbarë botën. Së fundmi pikërisht kjo gjë ka ndodhur edhe me Bebe Rexhën, Beyonce dhe Era Istrefin. Këto këngëtare kanë stil komplet të ndryshëm në veshje, por këtë herë kanë bërë të njëjtën zgjedhje. Si fillim pamë Bebe Rexhën dhe Beyonce të mbanin veshur një “jumpsuit” nga marka e njohur pariziene, Marine Serre.
Ndërsa sot edhe Era u shfaq me të njëjtin model, por vetëm me pjesën e streçeve dhe me ngjyrë tjetër nga ajo e Bebes dhe Beyonce.
Këto streçe kushtojnë 345 dollarë, ndërsa “jumpsuit-i” duhet të kushtojë më shumë. Në fakt Bebe, Beyonce dhe Era jo më kot e kanë bërë këtë zgjedhje, sepse kjo veshje nxjerr në pah në mënyrë perfekte linjat trupore. Tashmë duke qenë se brenda pak ditësh e kemi parë të veshur në tre versione, me siguri në të ardhmen kjo veshje do të jetë trendi mbizotërues në radhët e vajzave të njohura. /revistawho.com