• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Instant Articles, Lajme

Beauty Fair Albania, eventi i të bukurës që shenjoi suksesin e radhës!

Beauty Fair Albania u realizua sërish, pas më shumë se 1 viti pandemi dhe anulimit të 2020-ës. A e ndali kjo pengesë stafin që të jap më të mirën? Aspak. U kthyen më të fuqishëm se kurrë, në bashkëpunim të ngushtë me bizneset që gjetën në panairin e vetëm të bukurisë, realizuar në Shqipëri, ambientin e ngrohtë, komod dhe shumë mbështetës në çdo aspekt. Sigurisht, panair u organizua duke respektuar çdo rregull që akoma qëndron për t’u mbrojtur nga Covid-19. Stendat u vendosën në ambjen të hapur dhe çdo kusht higjeno-sanitar u respektua.

Edhe këtë vit, gjithçka mund ta gjenit në ‘Beauty Fair Albania”. Nga kujdesi për lëkurën, tek grimi dhe flokët, nuk mungoi asnjë shërbim, duke mundësuar kështu disa ditë plot hapësira për të gjithë ata që kujdesin për veten e kanë të rëndësishëm. Pati ulje çmimesh, pati prezantime produktesh të reja dhe oferta e dhurata nga çdo stendë dhe kompani pjesëmarrëse. Edhe këtë vit u dhanë dy udhëtime, por krah tyre pati dhurata edhe produkte për ata me më shumë fat.

Beauty Fair 2021 u frymëzua nga historitë e grave afgane që me dhimbjen dhe sakrificat e tyre bënë gjithë botën të ndalojë javë më parë. “E bukura jemi ne, e bukura është grua”, ishte moto e këtij viti, në mbështetje të kauzës që nuk mbeti pa u prekur nga organizatorët e eventit të bukurisë.

Si një mënyrë për të falenderuar për besimin dhe mirënjohje pas kaq shumë vështirësish, Beauty Fair u tregua shumë zemërgjerë edhe me bizneset e reja që sapo janë hapur dhe ende në hapat e parë kanë nevojë për pak ndihmë dhe një shtysë të vogël. Disa prej tyre u bënë pjesë e panairit që u drejtua nga Isida Mollaymeri dhe stafi i saj. Personazhet publik ishin gjithashtu krah bizneseve në këtë rrugëtim tre ditor të fillim shtatorit, dhe jo më kot. Fundja nisma të tilla i duhen këtij vendi si për të treguar se ne kemi fuqinë dhe mundësinë për të qenë në një nivel me çdo organizim të këtij lloji jashtë kufijve.

Mbyllja e Beaty Fair Albania i bëri bashkë të gjitha kompanitë pjesëmarrëse për të dhuruar gjithë çfarë njerëzit vështruan me vëmendje në 3 ditë të panairit, përpos udhëtimeve jashtë vendit, që u siguruan nga ‘Top Seven Agency”. Ndërsa ‘Global Security’ pas punës së gjatë më Dua Lipën gjatë qëndrimit në Shqipëri, siguruan edhe mbarëvajtjen e panairit në mënyrën më të mirë.

Me një pjesëmarrje kolosale dhe sukses të garantuar, Beauty Fair Albania i la të gjithëve takim në edicionin e tij të radhës mes bashkëpunëtorëve besnikë dhe njerëzve që e duan të bukurën./revistawho.com