• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Instant Articles, Lajme

Beatrix zbulon pasionin më të ri për boksin, ju listojmë disa arsye pse duhet ta nisni edhe ju

Beatrix Ramosaj është larguar disi nga muzika, pasi nuk ka publikuar projekte të reja, por publiku vazhdon ta ndjekë me shumë interes. Me anë të postimeve në ‘Instagram’, ajo tregon momentet speciale nga dita e saj dhe ndan me të gjithë stilin e veçantë në zgjedhjen e veshjeve. Së fundmi e kemi parë t’i përkushtohet edhe aktivitetit fizik.

Me anë të disa postimeve në ‘story’, Beatrix ka treguar për pasionin më të ri që po ndjek. Këngëtarja ka nisur të marrë mësime për boks dhe duket se po i pëlqen shumë.

Por e dini që përveçse është sport i bukur, boksi sjell shumë përfitime edhe në fizik?

Disa prej tyre ua sjellim të listuara më poshtë:

Boksi ndikon në shëndetin kardiovaskular dhe ul shanset e prekjes nga sëmundjet e zemrës.

Ndikon në përmirësimin e forcës totale të trupit.

Me praktikimin e shpeshtë të boksit do të keni kontroll më të mirë të duarve dhe syve tuaj.

Nivelet e stresit në trupin tuaj do bien dukshëm.

Mund të humbni edhe peshë, pasi boksi vendos në lëvizje të gjithë trupin. / revistawho.com