Beatrix Ramosaj as nuk ka ndërmend të ndalet. Sot me një postim në Twitter, la të kuptojë se nuk ka hequr dorë aspak nga e shkuara dhe eksperienca para dhe gjatë Big Brother VIP. E mbani mend kur komenti i saj para hyrjes në shtëpinë më të famshme u bë viral, pasi komplimentoi Bora Zemanin dhe Donaldin për puthjen e famshme? Asokohe ajo shkroi frazën: “Më kujtuat se sa bukur është të dashurosh. Me zemër në dorë dje i çmenda komshinjtë duke bërtit. Të dua zemër”.
Një pjesë të saj e ka shkruar sot në Twitter: Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë? A është ky postim një kunj për Borën, siç u tha se ishte edhe postimi i këngës më 1 Prill? Askush veç protagonistëve nuk e di se çfarë po ndodh, por Bora dhe Beatrix duket sikur janë në një luftë virtuale (deri diku të heshtur)./revistawho.com