• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Fotot, Lajme

Beatrix Ramosaj pushon me të dashurin në Turqi (FOTO)

Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj, po i shijon pafund këto ditë të para të verës në plazhet e Turqisë. Ajo së bashku me të dashurin e saj, Ervi, kanë nisur një udhëtim vetëm për vetëm, që thuhet se ka qenë dhuratë e partnerit të këngëtares për ditëlindjen e saj. Në fotot e shpërndara në rrjetet sociale, Beatrix duket që është në formë të mirë fizike dhe për këtë ajo është ushtruar edhe pas përfundimit të “Dancing With The Stars”, ku pësoi rënien më të madhe nga pesha.