• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Beatrix Ramosaj, këngëtarja që do trazojë Big Brother VIP

Beatrix Ramosaj do i bashkohet banorëve të ‘Big Brother Vip’ këtë të premte. Lajmi është konfirmuar nga burime për ‘kryefjala.com’, që kanë zbuluar se këngëtarja e pati të pamundur të hyjë deri në këtë moment për shkak të infektimit me Covid-19. Edhe pse emri i saj ka qarkulluar prej kohësh në media, hyrja do bëhet e mundur vetëm nesër pasi situata e vështirë shëndetësore kaloi.

Së fundmi Beatrix ka shkruar edhe një dedikim për Albanin, vëllain e saj, i cili ka qenë jashtë vendit prej javësh duke shprehur mallin që ndjen për të. “Më ke munguar shumë dhe do më mungosh akoma më shumë”, ka shkruar këngëtarja duke i shtuar edhe më shumë dyshimet për hyrjen në shtëpinë e famshme./revistawho.com