Dita e djeshme ka qënë një tepër e rëndësishme për Beatrix Ramosaj, e cila ka përkujtuar babain e saj, i ndarë nga jeta 5 vite më parë.
Këngëtarja ka publikuar një fotografi të babait të saj, bashkangjitur të cilit ka shkruar: “Koha kalon shumë shpejt. Nuk më besohet që sot u bënë 5-vjet që nga dita që u largove nga ne babi… Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë por shpresoj të jesh krenar për atë çfarë unë jam bërë. Nuk mundem ta shpreh dot me fjalë se sa shumë më mungon. Nuk do të harroj kurrë dhe do na mungosh gjithmonë”.