Me disa postime në rrjetet sociale, Beartrix ka treguar se ka bërë 3 tatuazhe të reja, 2 prej të cilave duket se janë një dedikim apo kanë lidhje me Donaldin.
Beatrix ka shkruar në krahun e saj “wild cat”, figurën e së cilës, Donaldi e ka tatuazh në barkun e tij. Krah kësaj, Beatrix ka bërë edhe shenjën e një zjarri, e cila lidhet me një pjesë të këngës “luajmë me zjarr”, “Faj”, të publikuar disa javë më parë.
Ndonëse kënga e fundit e Donaldit solli shumë spekulime në rrjet, duket se kjo nuk ka ndikuar aspak tek Beatrix e cila bën se çfarë i bën zemra./revistawho.com