• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bashkëshorti i saj feston ditëlindjen, Sonila Meço dhe e vogla e shtëpisë kanë një urim special

Sonila Meço rreth 18 vite më parë është njohur për herë të parë me dashurinë e jetës së saj. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Drini, punonin në atë kohë të dy së bashku në televizonin ‘Klan’ dhe aty u njohën për herë të parë. Më pas ata ndërtuan një familje dhe të dy i gëzohen bekimit më të madh në jetën e tyre, vajzës Amaris.

Ditën e sotme, bashkëshorti i Sonilës feston ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte një urim special nga ana e saj. Ajo ka publikuar dy fotografi, në të cilat Drini shihet me “gocat e shtëpisë”. “E duam shumë këtë datën, që na kujton ditëlindjen e dashurisë së parë për ne gocat e shtëpisë. Ia vlen të të kujtojmë ndërkohë sa me fat je, që dhurata më e bukur edhe për 100 vitet që do të vijnë jemi ne gocat e shtëpisë. Gëzuar ditëlindjen babo!”, – ka shkruar Sonila bashkëngjitur fotografive. /revistawho.com