• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bashkëshorti i Aniston irritohet për përfshirjen e saj në divorcin e Brangelina

Aktori Justin Theroux momentalisht ndohet në nje tur për promovimin e filmit të tij më të ri “The Girl On The Train” dhe po qëndron larg thashethemeve apo lajmeve të fundit mbi ndarjen e çiftit ikonë Pitt-Jolie. Nëse ka diçka për ai të cilën shqetësohet është përfshirja e bashkëshortes së tij Jenifer në këtë divorc dhe ka vendosur të japë një deklaratë të shkurtër mbi këtë fakt. Aktori është shprehur për “TooFab” se ai dhe Aniston kanë rënë në marrëveshje se nuk do ta përmendin këtë ngjarje kur janë duke folur apo qëndruar bashkë. Gjithashtu ai shton se media rozë po bën një propagandë shqetësuese duke krijuar bandera, reklama apo meme në rrjete sociale ku shfaqet Aniston e emocionuar për ndarjen e tyre. Përsa i përket aktores të “Friends” ajo nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë e ndoshta për këtë arsye Justin është ndjerë i detyruar për të thënë dicka. E rëndësishme është që edhe pse i irrituar nga kjo situatë ai i doli krah bashkëshortes së tij.