• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme, Lart e poshtë

Bashkëshorti i Afërdita Dreshaj flet për herë të parë në një media shqiptare

Në muajin qershor Afërdita Dreshaj kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me Jakub Kindl. Në një ceremoni të veçantë pranë detit dhe miqve më të afërt ata i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit përgjithmonë. Pas martesës Afërdita dhe Jakub shijuan disa ditë pushimi si çift i sapomartuar në një nga vendet më të bukura, në Saint Lucia. Përgjatë kësaj periudhe vëmendje ndaj çiftit ka qenë shumë e madhe dhe Afërdita ka qenë e ftuar në disa emisione ku ka folur për dasmën dhe detajet e saj, ndërsa Jakub ka preferuar të qëndrojë më larg.

Në emisionin “Lart e Poshtë” të drejtuar nga gazetari Eraldo Rexho, Jakub foli për herë të parë në një media shqiptare dhe u mundua të përshtatej duke folur disa fjalë shqip. Teksa Afërdita dhe Eraldo po realizonin një pjesë të intervistës në makinë, modelja mundësoi një lidhje me kamera me bashkëshortin e saj.

“Përshëndetje Shqipëri. Ju dua shumë”, tha sportisti çek.

Afërdita dhe Jakub kanë një histori dashurie shumëvjeçare, e cila ka nisur rreth 5 vite më parë./revistawho.com