• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bashkëpunim së shpejti me Flor Mumajesin? Ja çfarë thotë Kejsi Tola

Kejsi Tola ka qenë e ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ‘Top Channel’ për të folur rreth koncertit lirik që do të mbajë së shpejti, i cili do të jetë me romanca dashurie. Ndër të tjera Kejsi ka kënduar këngën “Më ke mua”, ku pas muzikës fshihet Flori Mumajesi. Vlen të rikujtojmë se mënjeherë pas këtij bashkëpunimi Kejsi dhe Flori janë përfolur për një lidhje të mundshme bashkë edhe pse asnjëherë nuk është pohuar nga të dy.

Kejsi Tola është pyetur nga Jonida Shehu nëse do të ketë një tjetër bashkëpunim me Florin dhe këngëtarja është shprehur pozitive, madje ka thënë që shumë shpejt do të vijë bashkëpunimi me të.

“Nuk është se s’ka vazhduar. Ndoshta do të vazhdojë shumë shpejt. Thjesht ashtu erdhën rrethanat dhe ashtu ndodhi dhe nuk ka asnjë arsye konkrete. Unë dua shumë që të shkojmë sërish në studio dhe të bëjmë prap një këngë kaq të bukur sa “Më ke mua” dhe besoj se do ndodhi shumë shpejt. Uroj shumë”, përfundoi Kejsi, duke mos fshehur dëshirën për një tjetër bashkëpunim.

Kujtojmë se Tola solli dhe këngën ‘U rritëm’, e cila u kompozua nga Flori Mumajesi dhe pati një sukses tepër të madh./revistawho.com