Pothuajse një vit më parë, një aksident fatal, i mori jetën këngëtarit të ri e tepër tê talentuar, Ergi Dini. Një goditje e madhe për të gjithë, por akoma më e madhe për familjen dhe motrën e tij, kēngëtaren Barbana Dinin, me të cilin Ergi kishte një lidhje shumë të fortë. Ajo e kujton vëllain e saj të vetëm në çdo ditë e shpesh ndan me ndjekësit momente e kujtime të veçanta me të. Kështu ka ndodhur dhe sot, teksa Barbana ka publikuar një foto ku shfaqet me Ergin dhe motrën tjetër. “Ne ishim kaq të lumtur dhe të mbushur. Treshja ideale”-shkruan ajo e dhimbja dallohet qartazi në këto rreshta.