• youuinsttaaffccbb
TEST
Lajme

Barack Obama ka frikë nga vajza e tij e vogël dhe arsyeja është Michelle!

Ish-presidenti i SHBA, Barack Obama I ftuar në emisionin “Jimmy Kimel Live”, deklaroi se ai ka frikë nga vajza e tij e vogël, Sasha dhe shkaku është bashkëshortja e tij. Obama tregoi se vajza e tyre 19-vjeçare i ngjan shumë të ëmës dhe kanë të njëjtën sjellje. “Sasha është një mini Michelle. Kam frikë nga Michelle dhe Sasha sepse kanë të njëjtën pamje dhe të njëjtën sjellje”-tha Obama.

Ndërsa me vajzën e madhe, 22-vjeçaren Malia, ish-presidenti i ka marrëdhëniet më të mira. “Malia më ngjan mua. Ne të dy përpiqemi të mbajmë paqen në shtëpi. Unë jam ai që i bëj për të qeshur me batuta.”

“Kur u martova me Michelle dhe biseduam për të krijuar familje, i thashë vetes se do t’i bëj gjërat ndryshe, do sigurohem që vajzat e mia të më njohin, të dinë që unë i dua dhe i mbështes. Mendoj se kam bërë një punë të mirë”-u shpreh Obama.

Ish-presidenti tregoi edhe cilësitë që vlerëson më shumë tek vajzat e tij: Sashën për vetëbesimin ndërsa Malian për gjallërinë që ka.