• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Barack Obama di si të kthejë vëmendjen nga vetja: Libri i ri pushton edhe ‘Tiktok’

Për të festuar botimin e librit të tij të ri, “Një Tokë e Premtuar”, ish-presidenti Barack Obama ndau një video në llogarinë e “Penguin Teen” në “TikTok”. Në klip, ish-presidenti thotë: “Ky libër shpreh shpresën e pabesueshme që kam tek ti. Merre këtë dhe kaloje”.

Obama ia kalon librin dikujt jashtë ekranit, gjë që ka frymëzuar përdoruesit e tjerë të “TikTok” të bëjnë duet me videon origjinale.

Kujtojmë se Barack ka qenë shumë aktiv me postimet e tij në ‘Twitter’ gjithashtu, ku ka treguar mbështetjen e madhe ndaj Presidentit të ri, Joe Biden.

“Kur Joe të hyjë në Shtëpinë e Bardhë në Janar, ai do të përballet me një seri sfidash të jashtëzakonshme që asnjë President nuk ka patur kurrë, një pandemi e tërbuar, një ekonomi dhe sistem drejtësie të pabarabartë, një demokraci në rrezik dhe një klimë në rrezik”, shkroi Obama në një prej statuseve të tij.

Të gjitha këto angazhime politike ose jo të Barack, e kanë kthyer sërish vëmendjen nga ai duke e bërë një figurë edhe më të dashur./revistawho.com

@penguin_teen

Take this, and pass it on #PassTheBook #PassAPromisedLand #BarackObama #PresidentObama #APromisedLand #Booktok #fyp

♬ original sound – Penguin Teen