Mesude shtrohet në një spital psikiatrik. Ejlyl përlotet kur e sheh të ëmën në gjendje shumë të keqe. Mesude kërkon të dijë të vërtetën por Ejlyl nuk i tregon asgjë. Ejlyl është e pashpresë dhe vendos mos ta denoncojë Kemalin. Seher shkon në mbledhjen me prindër në shkollën e Meralit. Nazan e poshtëron Seherin para të gjitha grave duke treguar çfarë ajo punonte dikur. Feride i del në mbrojtje Seherit. Gynej prezanton Songylin me nënën e tij por kjo e fundit as nuk ia hedh sytë Songylit. Songyl zihet me Merven. Nëna e Gynejit habitet nga sjellja e Songylit dhe urdhëron të birin mos ta sjellë në shtëpi. Meral është shumë krenare me nënën e saj dhe ia tregon këtë të gjithë shoqeve. Ejlyl viziton të ëmën në spital dhe i tregon se e ka gënjyer në mënyrë që ajo të qetësohet. Kemal vazhdon ta kërcënojë Nazanin. Banu nxehet kur mëson se Sedati do e çojë vajzën e tyre në Amerikë dhe ia nxjerr të gjithë inatin Kaderit. Në sherr e sipër Banu e hedh Kaderin nga shkallët. Kader përfundon në spital pa ndjenja. Mesude mëson se Nazan ndodhej në shtëpinë e saj ditën kur ndodhi incidenti por Nazan e mohon. Nazan kërcënon Kemalin se do e denoncojë në polici për natën kur tentoi të përdhunonte Ejlylin./revistawho.com