• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Banu dhe Mesude rrihen në mes të rrugës, Kemal arrestohet, nesër në “Lule të vetmuara”

Xhemre rikthehet në jetimore dhe takohet me mikeshat e saj. Vajzat lumturohen që Xhemre rikthehet pranë tyre. Nazan bën një plan për të larguar Xhemren. Kader shpreson se Banu do ta marrë në shtëpi për tu kujdesur për beben. Kemal nuk heq dorë nga Ejlyli dhe e ngacmon para shoqeve të saj. Songyl mbron Ejlylin por Kemal e shtyn dhe ajo lëndon dorën. Mesude përballet me Banun dhe tregon në lagje se ajo ka braktisur Kaderin kur ishte fëmijë. Banu hakmerret duke treguar se Kemal ngacmon Ejlylin. Banu dhe Mesude rrihen në mes të rrugës. Songyl vendos të marrë pjesë në konkursin e notit edhe pse me dorën e vrarë. Ajo arrin të dalë e dyta në konkurs. Kemal arrestohet për ngacmim ndaj Ejlylit. Ejlyl gëzohet kur mëson se Kemalin e kanë arrestuar./revistawho.com