Kemi të reja të tjera nga Big Brother, teksa numërimi mbrapsht për të nisur premiera ka filluar!
Producentja e “Big Brother Vip”, Lori Hoxha ka zbuluar për Instagram-in e reality show-t se banori i dytë që do të bëhet pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri do të jetë balerini i njohur, Ilir Shaqiri. Mesa duket, produksioni ka arritur t’i mbushë mendjen balerinit që të niset për në Shqipëri, pas gjithë angazhimeve në Itali dhe të izolohet për 3 muaj brenda shtëpisë më të vëzhguar. Më herët gjatë ditës u konfirmua edhe një emër tjetër VIP i këtij edicioni, konkretisht Arjola Demiri. Në 21:00 nis edhe premiera e programit që do drejtohet nga Arbana Osmani./revistawho.com