Që prej fillimit të natës së radhës live, Arbana ka ndarë me banorët dhe publikun disa përmbledhje të debateve të nxehta të javës. Problemet më të mëdha siç u kuptua i ka pasur Iliri me Fifin dhe Einxhel, ndërsa debati tashmë i vjetër me Donaldin vazhdon. Si fillim, u vu theksi tek sqarimi i debatit dhe ofendimeve të shumta gjatë sherrit me Fifin, ku tonet u zbutën dhe u duk sikur biseda u shtrua. Ndërsa Einxhel vazhdon të ruajë distancën me Ilirin dhe pjesë e sherrit të tyre u bë edhe Donaldi. Sipas diskutimeve, Iliri po konsiderohet nga disa banorë si njeri i fshehtë dhe provokues. Ndërsa Einxhel vazhdon të quhet Donaldina, prej fillesave të hyrjes së saj në shtëpi./revistawho.com