• youuinsttaaffccbb
TEST
Who Serial

Ballxha përpiqet të bëjë xheloze Edën, nesër në “Dashuria është në ajër”

Eda gjendet përballë një situate shumë të vështirë që e ka vendosur Semiha. Ajo përpiqet t’i shmanget Serkanit ndërsa Ballxha i afrohet më shumë duke i përgatitur atij mëngjesin. Semiha vazhdon të anulojë projektet e Serkanit. Ballxha përpiqet të bëjë xheloze Edën duke i treguar se Serkan e ndihmoi kur hajduti i hyri në shtëpi. Eda nuk e beson historinë e saj. Serkan pyet Edën se çfarë problemi ka dhe ajo dëshiron të flasë, por Ballxha nuk i lë rehat. Ajo vazhdon ta bëjë xheloze Edën duke treguar se i bëri mëngjesin Serkanit. Serkan nuk e lë Edën të ndihet keq dhe i tregon se as nuk e preku mëngjesin e Ballxhës.