Ata janë ndër çiftet e balerinëve më të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Esdalin Goranin dhe Ola Hasanin, të cilët janë bërë prindër për herë të dytë këtë tetor. Ka qenë Esdalini ai që ka publikuar foto me vogëlushin, duke zbuluar edhe emrin e tij të veçantë, Oen, i cili është bashkimi i emrave të çiftit. Dyshja simpatike janë edhe prindër të Olesias, një zonjushë e vogël dhe mjaft bukuroshe.