• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Balerini i “Dancing With the Stars” bëhet baba, zbuloni emrin e vajzës së sapo ardhur në jetë

I kemi parë të kërcejnë përkrah VIP-ave në “Dancing With the Stars”, por shumë pak dimë për jetën private të balerinëve profesionistë. Megjithatë sot është mësuar se balerini Dion Gjinika, partner në kërcim me Soni Malaj, është bërë baba për herë të parë. Këtë gjë e ka të bërë të ditur vetë Dioni me anë të një postimi në ‘Instagram’. Ai ka zbuluar se është bërë baba i një vajze dhe ajo quhet Isabel.

Pas kësaj menjëherë vërshuan mesazhet e urimit nga miqtë e tij më të mirë dhe midis tyre vihet re edhe ai i Soni Malaj. “Me jetë të gjatë Isabel dhe qoftë gjithmonë e lumtur pranë jush”, – ka shkruar këngëtarja. Dhe ne i urojmë Isabelës jetë të gjatë! /revistawho.com