LÇmimet e përvitshme të aktorëve më të mirë në Angli, “BAFTA” (British cademy Film Award) ka bërë bashkë të gjithë personazhet e njohur në tapetin e kuq ku edhe kësaj here nuk mungoi distancimi. Yjet u panë duke mbërritur në ‘Royal Albert Hall’ në Londër të veshur dhe të kuruar deri në detaje.
Princi William, i cili është president i “BAFTA”, u desh të tërhiqej nga mbulimi i çmimeve pas vdekjes së gjyshit të tij, Princ Philip. “BAFTA” shpalli listën e saj më të larmishme të të nominuarve në historinë e saj 74-vjeçare, e përpos tyre vëmendjen maksimale e morrën si gjithmonë veshjet e personazheve. Më poshtë ju sjellim një panoramë të plotë të yjeve në tapetin e kuq: