Sot është organizuar baby shower i Orinda Hutës, e cila është në fund të pritjes së ëmbël. Surpriza ishte realizuar nga Turi që mblodhi miqtë e personat më të dashur të tyre në mbrëmjen speciale. Ama koha nuk i favorizoi shumë festimet, pasi shiu i rrëmbyeshëm e pasdites e mbrëmjes nisi në mes të festës. A ndikoi kjo tek festimet? Sugurisht që jo, madje, Orinda dhe pjesëmarrëset janë kënaqur shumë.
Xhemi hodhi e para një foto me Orindën ku të dyja shfaqen të lagura, por shumë në qejf. “Dushi më i mirë”, shkruajnë ato.
Momentet e pakta të postuara nga festa tashmë janë bërë virale për shumë arsye. ‘Geraldina Sposa’ kishte krijuar një re të vogël ngjyrë rozë bashkë me detajin e një poltroni që i ngjan një krevati fëmijësh. Më tej arredimi është mbushur me topa, mes natyrës, e aty pranë tavolina me dekor minimalist, por të bukur./revistawho.com