• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Babë e bir edhe në ekran, ky është momenti i ëmbël mes Tolgahan dhe djalit të tij në filmin e ri

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman u bënë prindër për herë të parë pak kohë më parë dhe djalin e tyre e quajtën Efehan. Fillimisht çifti vendosën ta mbanin sekret pamjen e vogëlushit, por më pas nuk i rezistuan dot ëmbëlsisë së tij dhe filluan të publikon pamje në rrjete sociale. Tani, Efehan do ta shohë e gjithë bota, jo vetëm në ‘Instagram’, por edhe në televizion. Ai do të jetë pjesë e filmit më të ri të Tolgahanit, në rolin e djalit të tij. Ditën e sotme Almeda ka publikuar një pjesë të ‘trailer-it’ ku bashkëshorti dhe djali i saj shfaqen bashkë. Bukuroshja shqiptare pëlqen mënyrën sesi Tolgahan thërret Efehanin ‘baba’ dhe këtë gjë e ka shkruar dhe krahas videos. Fotot ku aktori i njohur turk duket me djalin e tij në krah janë të preferuarat e publikut dhe fansat nuk hezitojnë ta shprehin këtë gjë./revistawho.com