• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Babai mjek i Vik Krajës që u rikthye në detyrë pas pensionit, infektohet me Covid-19

Pak ditë më parë, dj i njohur shqiptar, Vik Kraja, i preku të gjithë me postimin e tij në rrjete sociale. Ai zbuloi se babai i tij, i cili ka ushtruar profesionin e mjekut gjatë jetës derisa doli në pension, zgjodhi të rikthehej në detyrë për të ndihmuar kolegët e tij në luftën kundër Koronavirusit.
“HEROES OF TOMORROW. Nuk e di sa vite dhe sa ore pune behen po ti mbledhesh nje nga nje ne kete foto…po luftojne per ne, dhe si shihet nga mosha e disave, ka qe rrezikojne shume. Kane lene familjet duke cenuar dhe shendetin e tyre per ne. Dhe ne sna rrin bytha ne shtepi??? Duam te dalim se u merzitem??? Jam i prekur se ai ne mes eshte Baba im qe u rikthye ne detyre megjithese kishte dale ne pension. Duroni duroni duroni sepse po vazhduam keshtu do marim fund! QENDRONI NE SHTEPI”, shkruante dj në postimin e tij. Ky shkrim merr nota akoma më prekëse së fundmi, teksa Pëllumb Pipero ka konfirmuar në “Open” se mjeku Dhimitër Kraja, babai i Vikit, është infektuar nga Covid-19. Ai aktualisht është i shtuar në spitalin Infektiv./revistawho.com