Në mediat serbe, sot i është kushtuar një artikull i veçantë këngëtares Era Istrefi. Siç transmeton “Prive”, tendenca denigruese nuk mungon dhe nis që në titullin që kanë zgjedhur, duke dashur të kujtojnë skenën nudo të Erës në Kishën ortodokse të papërfunduar në kryeqytet, dy vite më parë. ‘Dy vite më parë përdhosi Kishën në Prishtinë, sot ka 30 milionë shikime dhe një karrierë ndërkombëtare’ – është titulli i zgjedhur nga “B92”. Në shkrim mes tjerash përmendet edhe suksesi me ‘Bonbon’ dhe krahasimi i vazhdueshëm që Erës po i bëhet me Rihannan. Po ashtu bashkëpunimi i Era Istrefi-t me kompaninë e njohur amerikane Sony, është përmendur nga B92, të cilët tashmë nga Era, presin vetëm, suksese ndërkombëtare. Kujtojmë se Era është shndërruar në artisten e parë dhe të vetme shqiptare deri tani që ka arritur që me muzikën e saj të depërtojë edhe në zemër të Beogradit.